Transmetuar më 23-05-2017, 12:05

“Prej një jave, lumturia është ulur këmbëkryq në shtëpinë tonë”… Ka thënë Bieta Sulo për revistën Who përmes telefonit, me vështirësi për të gjetur fjalët që të përshkruajë këto ditë gëzimi.

Partnerja e Alban Dudushit, një javë pasi solli në jetë fëmijën e parë, ka zbuluar për revistën edhe emrin me të cilin e kanë pagëzuar të sapolindurin.

“Djali quhet Kroi Art Dudushi dhe në përzgjedhjen e tij kemi kontribuar të tre nga pak; unë, Albani dhe Joelle”, – thotë Bieta, e cila zbulon se për të arritur në këtë emër final, kaluan disa ditë negociatash.

“Albani dhe Joelle ishin më shumë fansa të Kroi-t, që është një emër 100 për qind shqiptar dhe që mua më pëlqente shumë, por që gjithsesi më përzemër kisha Art-in, një emër sa shqiptar, aq edhe ndërkombëtar… Ndaj, në fund, pas disa ditësh në ‘tryezën e bisedimeve’, vendosëm t’ia vinim të dy emrat dhe mama shpeshherë e thërret KroiArt(ë), duke formuar sërish një emër shqiptar”, shprehet Bieta. /b.l/noa.al/