Transmetuar më 23-05-2017, 11:58

Në transmetim direkt në emisionin “Good Morning Britian” u fol për sulmin tragjik të së hënës mbrëma në Manchester Arena, gjatë të cilit humbën jetën 22 persona dhe 59 të tjerë u plagosën.

Gjatë transmetimit direkt gazetarja Sussana Reid nuk i përmban lotët, duke menduar për familjarët e viktimave. “Nuk arrij ta imagjinoj dot dhimbjen e familjeve”, tha ajo duke mos i mbajtur lotët.

Shpërthimi tragjik i së hënës mbrëma në Manchester Arena, ndodhi gjatë koncertit të Ariana Grande.

Shpërthimi u shënua në zonën e biletarisë, pak para mesnatës së lënë pas. Dyshohet se atentatori u vetëvra në sulm.

Në momentin e shpërthimit ishte mbushur plot me të rinj e të reja për koncertin e këngëtares së njohur Ariana Grande. /a.y/noa.al