Transmetuar më 23-05-2017, 11:40

Ylli Vata, ish- shefi i Rendit në komisariatin e policisë së Kurbinit është dorëzuar në polici. Vata rezultonte në kërkim prej disa kohësh, i akuzuar për lidhje me kultivuesit e parcelave në kanabisit, ndërsa dorëzimi u bë në orët e para të ditë së sotme.

Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, ka rezultuar se oficeri i policisë Vata, duke qenë dhe epror direkt i specialistëve të policisë të zonave, ka ndikuar në moskryerjen e detyrës së tyre, si pjesë e zinxhirit kriminal dhe si bashkëpunëtor në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Emri i shefit të Rendit të Kurbinit rezultoi gjatë hetimit të nisur pak muaj më parë nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të të cilit, në nëntor 2016 u arrestuan edhe 7 persona, njëri prej të cilëve efektiv policie.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në korrik 2016, në bazë të materialeve të përcjella nga ana e Prokurorisë së Kurbinit. Nga hetimet e asaj prokurorie, rezultonte se disa persona të arrestuar në flagrancë, mund të ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda, si strukturë përgjegjëse për hetimin e grupeve kriminale, pranoi aktet e Prokurorisë së Kurbinit dhe zhvilloi hetimet e mëtejshme.

Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda siguroi informacione të mjaftueshme, në bazë të të cilave grupi kriminal kishte bashkëpunimin e punonjësve të policisë, të cilët kishin për detyrë të njoftonte nëse zhvilloheshin operacione policore anti-kanabis në atë zonë. Për këtë arsye, Prokuroria angazhoi në hetim edhe Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera, është provuar se shtetasi Lefter Neli ka organizuar dhe krijuar një mekanizëm, i cili bën të mundur dhe krijon të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit. Po ashtu, nga hetimi rezulton se, për këtë aktivitet, ai ka marrë sigurinë se ajo nuk do të cenohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit. Po sipas hetimit, grupi kishte të siguruar edhe tregtimit të lëndës narkotike pas procesit të përpunimit. /a.y/noa.al

“Ishte Ylli jot, por s’ka hyp nolt”, si u fundos nga përgjimet shefi i Rendit

Përgjimet që fundosën shefin e Policisë Kurbin që dilte garant për kanabisin, “Mori daja”

Shefi i Rendit në Laç në kërkim, dalin detaje si favorizoi kultivuesit e kanabisit

Favorizoi kultivuesit e kanabisit, në kërkim shefi i Rendit të Laçit