Transmetuar më 23-05-2017, 10:51

Një person është aksidentuar për vdekje në periferi të Tiranës, në një nga mënyrat më të dhimbshme të mundshme. Mëngjesin e sotëm është dërguar në spital i vdekur shtetasi S. F., 22 vjeç i cili ishte aksidentuar në rrugën e fshatit Shupal Zallbastar.

Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit furgon i markës “Mercedes Benz”, S.F., kishte parkuar mjetin në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin por si pasojë e shpejtësisë së fituar mjeti ka rënë në një lartësi rreth dhjetë metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Aktualisht vijojnë ende hetimet, ndërsa ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al