Transmetuar më 23-05-2017, 10:36

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon sulmin e rëndë në Manchester të Anglisë ku gjetën vdekjen 22 persona dhe 59 të tjerë u plagosën.

MPJ konfirmon se nuk ka asnjë shqiptarë të lënduar nga shpërthimi i së hënës mbrëma, i cili ndodhi gjatë kohës që mbante koncert këngëtarja amerikane Ariana Grande.

“Ministri Bushati u shpreh i trishtuar nga sulmi dhe duke shprehur solidaritetin për qëndresën ndaj këtij akti barbar, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë ambasada e Shqipërisë në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.

Po ashtu thuhet se ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore dhe se për çdo rast numri i emergjencës së ambasadës shqiptare në Londër është +44(0)75 18662630. /a.y/noa.al

Sulmi në Manchester, ky është momenti i shpërthimit

Sulmi në Manchester, prindërit në panik kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale për të gjetur fëmijët

Shpërthim tragjik në koncertin e Ariana Grande, 22 të vdekur e 59 të plagosur