Transmetuar më 23-05-2017, 10:21

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet të kenë vjedhur një kompresor në fabrikën “Glass”, në.

Të dy të arrestuarit e operacionit të koduar “Recidivistët”, janë Danjel Dulellari, 27 vjeç dhe Elton Halili, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, që të dy me banim në Tiranë.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedent penal për vjedhje dhe konkretisht F.H., 18 vjeç, D.T., 30 vjeç, si dhe L.S., ku policia nuk jep shumë detaje në lidhje me të për shkak të hetimit dhe saktësimit të gjeneraliteteve.

Arrestimi i Dulellarit dhe Halilit dhe shpallja në kërkim e tre të tjerëve u bë gjatë ditës së djeshme, e hënë, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “vjedhjes” së kryer në bashkëpunim. /g.v/noa.al