Transmetuar më 23-05-2017, 10:00

Partia Demokratike dënon sulmin terrorist të mbrëmshëm në Arenën e Mançesterit, ku gjeten vdekjen 22 njerëz të pafajshëm dhe 59 të tjerë u plagosen.

Më tej thuhet se ky akt terrorist i shëmtuar dhe brutal është një tjetër shembull se si barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm në mbarë boten.

“Partia Demokratike qëndron sot në krah të popullit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer këtë fatkeqësi dhe për të luftuar edhe më ashpër ndaj terrorizmit botëror. Mendjet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave, dhe solidariteti ynë njerëzor dhe politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe”, thuhet në qëndrimin e PD. ​ 

Sulmi në Manchester, prindërit në panik kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale për të gjetur fëmijët

Shpërthim tragjik në koncertin e Ariana Grande, 22 të vdekur e 59 të plagosur