Transmetuar më 23-05-2017, 09:37

Një kalimtar është përplasur nga një makinë në Lezhë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, është marrë njoftim se në Balldre ka ndodhur një aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë konstatuar se mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi M.D., banues në Lezhë ka aksidentuar një këmbësor.

I dëmtuari është N.Gj. ,78 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme. Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al