Transmetuar më 23-05-2017, 09:27

Humbja e kontrollit në mjet i ka kushtuar jetën një personi në Durrës. Ferik Hamita 35 vjeç, banues në Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr.16, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Dihatsu ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet tip Benz dhe Fiat, të cilat ishin të parkuara.

Si pasojë e përplasjes 35- vjeçari ka mbetur i dëmtuar rëndë, ku pavarësisht çdo ndihme të dhënë ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit, pak më vonë.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e tyre.

Për të hedhur më shumë dritë mbi sa ka ndodhur, materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Foto arkiv