Transmetuar më 23-05-2017, 09:14

Presidenti Bujar Nishani shpreh ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste në Arenën e Mançesterit dhe solidaritetin me qytetarët e autoritetet britanike.

Nishani shpreh hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe.

Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.

Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira.

Sulmi në Manchester, prindërit në panik kërkojnë ndihmë në rrjetet për të gjetur fëmijët

Shpërthim tragjik në koncertin e Ariana Grande, 22 të vdekur e 59 të plagosur