Transmetuar më 23-05-2017, 09:04

Pas votimit në Parlament, 6 ministrat teknike dhe zëvendëskryeministri janë betuar mbrëmjen e djeshme te presidenti në detyrë i Republikës, Bujar Nishani

Emërimi i tyre erdhi pas marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund protestës së opozitës dhe hyrjes së saj në zgjedhje.

Ministrat e rinj që u betuan në Presidencë, siç shihni dhe fotot nga betimi, janë Ledina Mandia ne postin e Zv/kryeministrit, ne postin e ministrit te Brendshem, Dritan Demiraj, Minister i Financave, Helga Vukaj, Minister Drejtësie, Gazmend Bardhi, Minister i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, Minister i Shëndetësisë, Arben Beqiri, Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha.