Transmetuar më 23-05-2017, 08:42

Pas martesës së të shtunës së kaluar, Pippa Middleton, motra e bashkëshortes së princit William të Anglisë, Kate Middleton, përfundoi në mediat e gjithë botës.

Vëmendja nuk u tërhoq dhe aq prej saj dhe të shoqit James Matthews, por kryesisht prej familjes mbretërore, ku Kate ishte shoqëruesja e nuses.

Por janë të paktë ata që e njohin trashëgimtarin e tretë të familjes Middleton.

Quhet James William, ka lindur në vitin 1987, por ndonëse është vëllai i vogël Kate dhe Pippa ka preferuar të qëndrojë larg mediave.  James është një sipërmarrës i suksesshëm britanik, i cili ka studiuar në St Andrew’s School të Pangbourne dhe pas kësaj vijoi formimin ekonomik në Edinburgh University.

Në vitin 2013 themeloi Boomf, një kompani prodhuese karamelesh të personalizuara për ditëlindje dhe raste të tjera të veçanta, duke arritur të bashkëpunojë me marka të njohura si Jigsaw dhe Ralph Lauren, shkruan noa.al.

Ai është i pasionuar pas rritjes së qenve dhe mban gjithmonë me vete qenushin e tij Ella.

James është i fejuar me Donna Air, një prezantuese angleze, e cila është shtatë vite më e madhe se ai dhe ka një vajzë 14 vjeçe. /a.y/noa.al