Transmetuar më 23-05-2017, 07:44

“E duam dhe e respektojmë Izraelin, jemi me ju”. Janë këto fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump, pasi mbërriti në Tel Aviv gjatë së hënës, përballë Kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.

Ai shtoi se lidhja që bashkon SHBA me Izraelin është e pazgjidhshme.

“Faleminderit për vizitën historike në Izrael, e cila vjen në misionin tuaj të parë jashtë shtetit. Izraeli kërkon paqe”, tha Netanyahu.

Nga ana e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi më tej se, “Na takon ne të bashkëpunojmë për të ndërtuar një të ardhme ku kombet mund të jetojnë në paqe dhe fëmijët tanë të rriten të lirë nga terrorizmi dhe dhuna”.

Trump shtoi më tej se SHBA dhe Izraeli mund të deklarojnë njëzëri se Irani nuk do të lejohet kurrë që të ketë një armë nukleare.

“Irani duhet të ndalë së stërvituri dhe financuari grupe terroriste dhe milicit ekstremiste. Në këtë pikë ka një konsensus të thellë në botë, përfshi atë myslimane.

Ndërkohë Netanyahu tha se vizita e Trump është një gur i çmuar për paqen. /a.y/noa.al