Transmetuar më 22-05-2017, 23:36

Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare të mbrëmjes së sotme, deputeti Ben Blushi u shpreh kundër paktit Rama-Basha, që ai e ka quajtur si bashkëqeverisje e Ramës me Saliun për t’i shpëtuar reformës në drejtësi.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Berisha i cili i është përgjigjur Blushit nga foltorja duke i dhënë këshilla si mjek për xhelozinë. Teksa ka shkuar drejt foltores, Berisha është duartrokitur edhe nga deputetët socialistë.

Fjala e Berishës në seancë:

“Ishte një marrëveshje sipas së cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do t’i përmbahem kësaj. Nuk do të komentoj marrëveshjen, pasi jam shprehur një herë që është ëin, ëin story. Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek po të shpjegoj se xhelozia është një ndjenjë që lind në dashuri. Dhe personi që ti dashuron preferon dikë tjetër. Më përmallove Blush kur recitove Nolin. Tani këshilla: Mos harro asnjëherë se është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë. Por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole.”/a.k/noa.al/