Transmetuar më 22-05-2017, 22:15

Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare të mbrëmjes së sotme ka rënë në sy veshja e kryeministrit Edi Rama, me një xhaketë dhe poshtë saj një bluzë e bardhë me mbishkrimin “Shqipëria qe duam”.

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ka tërhequr vëmendjen kryeministrit Edi Rama se po thyen etikën me veshjen.

“Dua t’i tërheq vëmendjen kryeministrit Rama, veshja e të cilit thyen etikën e Parlamentit”, tha Patozi.

Pas kësaj vërejtje Rama i është përgjigjur:

"Veshja ime nuk është mungesë respekti por modë dhe mesazh”./a.k/noa.al/