Transmetuar më 22-05-2017, 21:37

Rruga që lidh Tiranën me Rinasin pritet të kenë një trafik të rënduar të martën 23 maj, për shkak se ministria e Brendshme do të zhvillojë një stërvitje të stimuluar në kuadër të reagimit kundër një incidenti me lëndë kimike.

Stërvitja do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, dhe në të do të marrin pjesë forcat zjarrfikëse, Agjencia e Mjedisit, Urgjenca, etj.

Stërvitja do të zhvillohet në segmentin rrugor Kodër Kashar-Rinas, dhe rruga do të jetë e kalueshme vetëm në një anë. Por për shkak të akumulimit të shumtë të automjeteve, pritet që edhe në Tiranë trafiku të rëndohet në orët e zhvillimit të stërvitjes.

“Gjatë stërvitjes do të testohen aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjike, radioaktive dhe nukleare. Gjithashtu synohet të forcohet edhe  bashkëpunimi dhe ndërveprimi midis strukturave dhe njësive operacionale të institucioneve në nivele kombëtar, qarku dhe bashkie, duke përfshirë forca dhe mjete nga Drejtoritë e disa ministrive, Bashkisë të Tiranës dhe forcave vullnetare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Pritet që rruga ku do të zhvillohet stërvitja, të jetë me një sens drejtimi. /k.k/noa.al/