Transmetuar më 22-05-2017, 21:11

Pavarësisht angazhimeve dhe ditëve me ngarkesa, kryeministri Edi Rama gjen shpesh kohë që të bisedojë apo replikojë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Në një koment-reagim të publikuar te statuset që nxjerr herë pas here z.Rama, një qytetar i është drejtuar me një pyetje Ramës se duke pranuar marrëveshjen me Lulzim Bashën për ministra teknikë, ka pranuar nënshtrimin ndaj Sali Berishës?

E megjithatë Rama i ka dhënë një përgjigje duke i thënë që më 25 qershor të votojë Partinë Sovialiste.

Komenti i qytetarit dhe reagimi i z.Rama:

Z.Rama! Ministra teknikë, por të gjithë pjesë e kupolës Sali Berisha …? Kjo është thjesht nënshtrim ndaj Saliut …????

Përgjigja e kryeministrit Rama:

“Në 25 qershor voto Partinë Socialiste, të tjerat m’i lër mua pa asnjë merak”. /a.k/noa.al/