Transmetuar më 22-05-2017, 21:11

Një ri është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi është kapur duke vjedhur në një supermarket. Mësohet se i riu ka marrë vetëm një kuti qumështi panda.

Ai është konstatuar nga punonjësit e marketit, të cilët kanë lajmëruar policinë. Bazuar në pamjet filmike, F.M. ka marrë kutinë e qumështit, e ka fshehur nën rroba dhe më pas është larguar.

Për këtë akt, gjyqtarja ka dhënë vendimin e 3 muajve burg për të riun, shkruan “Panorama”.