Transmetuar më 22-05-2017, 20:50

Një video e publikuar në Facebook, që tregon se si një grua heq me lehtësi një rriqër nga trupi i saj duke përdorur vetëm një pikë vaji menteje, bëri që të marrë vëmendjen e më shumë se 27 milion njerëzve.

Mënyra popullore duket efikase, pasi me anë të një veprimi të tillë largon me shpejtësi rriqrën, duke zvogëluar kështu mundësitë që ajo të ushqehet dhe të lërë pas sëmundjet infektive, si ajo e Lyme-s. Videoja tregon se si paraziti largohet për 20 sekonda sapo i hidhet vaji i mentes.

Dr Neeta Connally, asistent profesor i Biologjisë në Universitetin Shtetëror të Connecticut, ka thënë më parë se mbytja e rriqrave me vaj mente dhe me piper, mund t’i përkeqësojë plagët, duke shkaktuar përhapjen e sëmundjes.