Transmetuar më 22-05-2017, 20:37

Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili denoncoi sot hedhje gazi lotsjellës të përhapur në godinën e institucionit që drejton.

“Jam në zyrë me të gjithë punëtorët e mi. Është e vërtetë që është ndjerë një erë nga jashtë. Era ishte rëndë dhe lajmërova policinë. Ndërkohë që i kërkova stafit të dalim jashtë për faktin se zyrat janë të vogla e të ngushta dhe godina e amortizuar. Nuk pasi asnjë lloj shqetësimi as për stafin”,­ sqaroi ai për News24.

Gjuzi tha ndër të tjera se nuk është prekur asnjë dosje, ndërsa pati një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Zotit Berisha si ish-­kryeministër dhe si mjek i them se gëzojmë shëndet të plotë e të mirë. Nuk ka pasur gaz lotsjellës, nuk është vërtetuar asgjë nga policia. Arkiva ku janë dosjet nuk është e prekur”.

Gjuzi tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga ky post.