Transmetuar më 22-05-2017, 20:04

Kryetari i Partisë Libra u shfaq kritik dhe i ashpër pas votimit në Parlament të ndryshimeve në qeveri. Ai tha se kishte votuar kundër asaj që e quajti qeveri të rilindjes dhe të çadrës.

“Unë kam votuar kundër kësaj qeverie. Berisha dhe Rama të dy votuan pro. Saliu dhe Edi Rama janë në një qeveri sot”.

Më tej, z.Blushi shtroi pyetjen: “Si ka mundësi, dhe kush e pranon që Saliu dhe Edi Rama janë në një qeveri?”

Në këtë pikë, z.Blushi vlerësoi se “kjo është katastrofë”, duke shtuar: “Kjo do ta shkatërrojë drejtësinë dhe zgjedhjet”.

Për z.Blushi, “kjo është çadra e padrejtësisë. Gjashtë ministra i ka rilindja, 5 i mori çadra dhe 4 i ka qeverisja dhe Presidenti. Do të përfaqësojë të gjithë ata shqiptarë që nuk duan një qeveri që rrinë bashkë për kaq vjet. Ata u bënë palë për të shpëtuar nga drejtësia. Mos votoni as ju si gazetarë”, tha ish-deputeti socialist.

Votën kundër Blushi e kishte paralajmëruar edhe më herët në rrjetet sociale. /k.k/noa.al/