Transmetuar më 22-05-2017, 19:27

Pak para se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare, Kryeministri Rama pati një takim me të rinjtë socialistë, ku tha se votimi i vetting-ut po bëhet falë partisë që ai drejton.

"Ne sot realizojmë atë që dukej e pamundur. Që kur nisëm rrugëtimin drejt qershorit të 4 viteve më parë dhe futën në programin tonë reformën në drejtësi. Ju jeni dëshmitarë të korrikut të kaluar kur ne mundëm të kapërcejmë pengesën e parë, dhe sot jemi dëshmitarë që pavarësisht se dukej e pamundur, bëmë të mundur para zgjedhjeve zhbllokimin e vetingut në kuvendin e Shqipërisë”, tha Kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë, deklaroi se ashtu sikundër me vetting-un, në katër vitet e ardhshme kjo mazhorancë do të punojë për rritjen ekonomike. /k.k/noa.al/