Transmetuar më 22-05-2017, 18:53

Në mëngjesin e 24 gushtit 2016, policia amerikane e kontesë së Albuquerque iu përgjigj një telefonate që e lajmëronte për një situatë shqetësuese dhe në vendngjarje gjetën një vajzë 10-vjeçare të bllokuar nën një çarçaf që po digjej. Vajza quhej Victoria Martens dhe ishte torturuar, përdhunuar dhe vrarë 1 ditë pas ditëlindjes së saj.

“Kjo vrasje është akti më i tmerrshëm dhe djallëzor që më kanë parë sytë përgjatë punës sime”,- tha shefi i policisë së Albuquerque në SHBA, konteja ku ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas policisë te Victoria ishte injektuar metamfetaminë në mënyrë që ajo të mos ndjente para se të përdhunohej.

Nëna e saj Michelle Martens i tha policisë së vajza e saj ishte vrarë nga kushërira e të dashurit të saj në mes të natës. Ajo tha se Jessica Kelley e kishte sulmuar atë bashkë me të dashurin Fabian Gonzalez me një shufër hekuri dhe e kishte vrarë.

Fabian Gonzalez e kishte takuar Michellen në një aplikacion që bënte të mundur takimin e çifteve, të quajtur Plenty of Fish, e më pas kishin jetuar bashkë për 3 javë deri sa ndodhi vrasja e Victorias.

Michelle kishte parë gjithë skenën kur i dashuri i saj dhe kushërira e tij kishin përdhunuar vajzën e saj 10-vjeçare në 3 raste të ndryshme para se ta vrisnin. Gjatë përdhunimit, Victoria iu lut atyre të ndalonin, por Kelley kishte marrë një thikë me të cilën e qëlloi, e më pas bashkë me Gonzalez i prenë krahun vajzës, shkruan lifebuzz.com.

Pas vrasjes së vajzës, nëna e vajzës tregoi se ata më pas kishin pastruar shtëpinë dhe kishin filluar të përgatisnin darkën. Pak orë pas ngjarjes së rëndë, nëna e vajzës u largua nga shtëpia për të kërkuar ndihmë, dhe kur policia shkoi në shtëpi gjeti të dy personat të qetë në divan, kurse trupi i Victorias ishte flakur i mbështjellë brenda një tubi të tualetit.