Transmetuar më 22-05-2017, 18:49

Komisioni i Reformës Zgjedhore, miratoi këtë pasdite ndryshimet në kod që kanë të bëjnë me ruajtjen e votës. Kështu, blerja e votës do të dënohet nga 1-5 vite burg, ndërsa shitja e saj, 1-4 vite. Më herët, në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati Basha kishte kërkuar burg deri në 7 vjet për shit-blerjen e votës.

Ndërkohë pjesa që ka të bëjë me financimin e partive nuk preket, duke e lënë të pandryshuar. Pra, partitë politike, edhe në këto zgjedhje, do të financohen nga shteti dhe privati.

Po ashtu, komisioni miratoi edhe vendimin për materialet propagandistike. Në bazë të marrëveshjes, materialet me përmbajtje të tilla do të jenë jo më larg se 5 metra nga zyra elektorale. /k.k/noa.al/