Transmetuar më 22-05-2017, 18:20

Edhe nëse nuk përdorni krema të shtrenjtë, keni mundësinë të shpëtoni nga rrudhat brenda një jave, vetëm duke përdorur këto përbërës. Kjo recetë  përmban vetëm 4 përbërës. Ky krem që përgatitet në kushte shtëpie është natyral dhe i sigurt.

Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj bajame ose vaj ulliri, 2 lugë vaj kokosi, 1 lugë mjaltë, e verdha e 1 veze.

Përgatitja: Shkrini vajin e kokosit dhe pastaj shtoni përbërësit e tjerë mbi të. Përziejini mirë të gjithë dhe lëreni për 5 minuta.

Përdorimi: Lani fytyrën mirë dhe thajeni me peshqir. Më pas, aplikoni kremin në fytyrë duke e masazhuar lehtësisht. Lëreni për gjysmë ore në fytyrë dhe pastaj hiqeni me pambuk ose peshqir të lagur.