Transmetuar më 22-05-2017, 18:14

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 31 të tjerëve ka ndodhur sot në një zonë malore të Meksikës, pranë kufirit më Guatemalën.

Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të qytetit Motozintla, kur një autobus që po transportonte rreth 40 pelegrinë, përfundoi jashtë rruge duke përfudnuar më pas në greminë.

“Udhëtarët erdhën nga komuna e afërt e La Trinitaria”, tha një zëdhënës për shërbimet emergjente, Daniel Cuate. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përmbysjen e automjetit, por dyshimet e para janë për një manovër të gabuar të drejtuesit të autobusit, ose terreni i thyer. /k.k/noa.al/