Transmetuar më 22-05-2017, 18:08

Kreu i LIBRA Ben Blushi pritet të votojë kundër 6 ministrave dhe zv.kryeministrit teknik të dekretuar nga Presidenti Nishani, fill pasi kryeministri Rama pranoi emrat e propozuar nga Partia Demokratike, në bazë të marrëveshjes së arritur më 18 maj

Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Blushi duke paralajmëruar votën kundër, citon një deklaratë të kryeministrit Rama për legalizimet.

“Sapo dëgjova Edi Ramën që i tha 20 vetave te ulur ne karrige: po votuat Çadrën ia keni dhënë legalizimet Shabës. Çfarë shakaje. Sipas marrëveshjes Aluizni bashkë me burgjet dhe hipotekat dhe gjashtë ministra i kaluan PD. Po shkoj në Kuvend ta votoj kundër këtë shaka”, shkruan blushi. /b.l/noa.al/