Transmetuar më 22-05-2017, 17:56

Pas mbylljes së çadrës së ngritur para godinës së kryeministrisë, Partia Demokratike do të rikthehet sërish në Bulevard, por këtë herë jo për të protestuar, por për të hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Mitingu i parë i opozitës së bashkuar do të zhvillohet aty ku u mbajt edhe i fundit për gjatë protestës 90 ditore, para zyrës së kryeministrit Rama. 

Hapja e fushatës elektorale do të bëhet të shtunën në orën 18:30 pasdite, një ditë pas skadimit të afatit të fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Më shumë se 1500 kandidatë nga të gjitha degët janë propozuar për 140 vendet e kandidatëve. Me urdhër të kreut të PD, Lulzim Basha janë emëruar 12 zyrtarë demokratë të cilët do të reduktojnë listën përpara se të miratohet ajo përfundimtare. /b.l/noa.al/