Transmetuar më 22-05-2017, 17:13

Një lajm i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet qytetari dixhital se në zyrën e ALUIZN-t në Durrës ishte hedhur gaz lotsjellës, u konfirmua nga policia lokale, por pa sqaruar lëndën e përdorur.

Përmes një deklarate për mediat policia sqaron se rreth orës 15: 30 janë njoftuar se në Zyrat e Aluiznit, Durrës personat e pranishëm kanë ndjerë një aromë mbytëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, ku disa persona kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje, por pa probleme për shëndetin.

“Lidhur me ngjarjen është lajmëruar prokurori i gatshëm, Forcat Zjarrëfikëse dhe ambulanca, me qëllim parandalimin e çdo nevoje emergjente. Situata në këto momente është normale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe pritet të përcaktohet nga ekspertët lloji i lëndës e dyshuar e hedhur në këtë ambient dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /b.l/noa.al/