Transmetuar më 22-05-2017, 15:29

Një sherr me thika mes shqiptarësh në Belgjikë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur Sprimont Ayville, në qytetin e Ghent.

Sipas të përditshmes belge "Gazet Van Antwerpen", ngjarja ndodhi rreth dy ditë më parë për arsye banale.

Policia shoqëroi në rajon dy shqiptarë të tjerë të moshës 20 dhe 25 vjeç, si të dyshuarit kryesorë në plagosjen e 30 vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta. 30-vjeçari u gjet rreth orës 18:30 në lagjen Ghent, me plagë të rënda dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën. Hetimet po vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e krimit. /b.l/noa.al/