Transmetuar më 22-05-2017, 14:52

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në Pogradec. Zbulimi u bë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që efektive kanë ushtruar në fshatin Lin.

Rreth 300 metër pranë një kompleksi nga ana e uniformave blu janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë narkotike, me peshë totale rreth 55 kg.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al