Transmetuar më 22-05-2017, 14:11

Lëvizja Socialiste për Integrim është e mendimit se tryeza e kompromisit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, është zgjidhje demokratike.

“Ne mbetemi korrekt dhe serioz për implementimin e marrëveshjes. LSI i bëri presion mazhorancës për të patur marrëveshje”, tha nënkryetari i LSI, Luan Rama duke folur sot për gazetarët.

Sipas tij qeveri besimi me Edi Ramën Kryeministër dhe zgjedhjet me prainë e opozitës janë ajo që ka kërkuar LSI.

“Besojmë se kjo marrëveshje do jetë funksionale dhe do sjellë zgjedhje me standarde

Është qeveri besimi për sa kohë kënaq interesat e opozitës. Na vjen mirë që zgjedhjet nuk do kthehen në aventurë duke u bërë pa opozitën”, tha në vijim.

Më tej ai e cilësoi si një sfidë krejt të hapur, pasi siç tha ai tashmë nuk ka mazhorancë dhe opozitë.

Në këtë drejtim shtoi se, “Është një sfidë krejt e hapur, sot nuk ka mazhorancë dhe opozitë. LSI do e shfrytëzojë besimin dhe mbështetjen për të dalë forcë e parë, të tjerët do vinë pas nesh”. /a.y/noa.al