Transmetuar më 22-05-2017, 13:49

Tre persona në Vlorë, grabisin me dhunë një burrë, të cilit i marrin një shumë të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e diel, ku rreth orës 19:10, në lagjen “10 Korriku” A.S., 63 vjeç, banues në Vlorë, duke ecur në rrugën kryesore i kanë dalë para tre persona.

Të dyshuarit nëpërmjet dhunës dhe forcës i kanë marrë 250 mijë lekë, 300 euro dhe tre celularë që kishte me vete.

Pas kësaj ata janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të llojit ‘Benz’.

Nga hetimet e para, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar me iniciale G.Gj., por që për arsye hetimore nuk bëhen me dije gjeneralitetet e plota.

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje janë në vijim, ndërkohë që po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në.

Për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al