Transmetuar më 22-05-2017, 13:40

Është nxitësja e një vrasje të ndodhur në Passo Ripe, në provincën e Ankonës, Itali 6 vjet më parë. Suela Arifaj 27 vjeçe u arrestua nga policia në San Giovanni Teatino dhe ndodhet tashmë në burgun e Chietit, pasi duhet të përgjigjet për bashkëpunim në vrasje.

Për gjykatësit, Suela është një nga përgjegjësit për vrasjen e tregtarit Luigi Taurino, 36 vjeç e ndodhur më 20 tetor të vitit 2016. Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar me 14 vjet burg dhe urdhri është ekzekutuar sot nga policia italaine. Një krim për të marrë hak për nderin e 27 vjeçares, shumë tërheqëse, fqinje me viktimën, e bezdisur nga disa ngacmime seksuale nga biznesmeni italian.

Vajza shqiptare është dënuar për shkak se ajo u konsolidua si nxitëse e sulmit "ndëshkues" kundër Luigi Taurinos. Ai vdiq në mënyrë tragjike pasi ju pre fyti me brisk. Për këtë krim në burg ishin dy vëllezërit e Suela Arifajt.

40-vjeçari Myrteza që është dënuar më 23 vite burg, dhe Jetmiri me 14 vjet burg, për pjesëmarrje në krim. Mediat shkruajnë se vrasja ka ndodhur për “nder”, ndërsa në dëshmitë e vajzës, ajo është shprehur se donte vetëm ta paralajmëronte italianin dhe se nuk kishte kërkuar vrasjen e tij. /b.l/noa.al/