Transmetuar më 22-05-2017, 13:34

Një autobus me pasagjerë i linjës Burrel-Tiranë është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë tunelit të Shkopetit në Burrel.

Bazuar në informacionet paraprake nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

Ndërkohë drejt vendit të aksidentit është nisur një zjarrfikëse dhe një ambulancë nga Laçi.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. /a.y/noa.al