Transmetuar më 22-05-2017, 13:25

Beyonce mblodhi të shtunën disa nga të afërmit dhe miqtë e saj për të festuar ardhjen e shpejtë në jetë të binjakëve të saj.

35-vjeçarja bëri një festë të tipit afrikan, ku disa prej të ftuarve të saj ishin Serena Williams, Tina Knowles, La La Anthony, Vanessa Bayer.

Ajo që ra në sy te Beyonce ishte veshja e saj e veçantë dhe tatuazhi i madh të barku i rrumbullakët. Ajo ndau disa foto bardhezi me ndjekësit e saj në Instagram.

Më herët edhe e ëma e Beyonce, Tina Knowles Lawson, ndau fotografi dhe video të mrekullueshme nga ngjarja, duke treguar mysafiret e pranishme.

Të ftuarat kishin veshur veshjet me ngjyra të ndezura dhe festuan në një dhomë portokalli. Shume shpejt ylli pritet të sjellë në jetë binjakët./b.l/noa.al/