Transmetuar më 22-05-2017, 13:23

Një vajzë e vogël vetëm 15 muajshe gjeti vdekjen pasi u godit nga rrufeja, teksa ndodhej në një park lojërash.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 12 maj në Wichita, të Kansas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vogëlushja Pressley Bartonek, siç raporton ‘Mirror’ kishte prekur një kangjellë metalike.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital nga e ëma, e cila ndodhej në park, bashkë me vajzën tjetër pak më të madhe.

“Morëm vendimin e vështirë, të dhurojmë organet e së voglës, në mënyrë që pacientë të tjerë që kanë nevojë për transplanto të mos vuajnë më”, thanë prindërit e së voglës. /a.y/noa.al