Transmetuar më 22-05-2017, 13:13

Të gjithë e kujtojmë atë periudhë të fëmijërisë kur na ndërroheshin dhëmbët dhe frika për të shkuar te dentisti “detyronte” prindërit që të na i shkulnin ato me mjete rrethanore. 

Në fakt dhëmbët në atë periudhë binin vetë dhe ndërroheshin me të rinj. Një rast i tillë është edhe historia e këtij 7 vjeçari të quajtur Quinn i cili është mjaft i frikësuar për të hequr dhëmbin, duke menduar se do t’i dhëmbë

Quinn është filmuar në video nga e ëma, teksa përpiqen ti heqin dhëmbin me metodën e vjetër të zakonshme, një pe i lidhur tek dhëmbi dhe nyja tjetër tek dera. Teksa i ati përpiqet ta qetësojë, duke i thënë se nuk do të ketë dhimbje, dhe se më pas do të hanë shumë gjëra, akullore, karamele, më i vogli tregohet më i shkathët. 

Me një shkop lodre në dorë Dylan godet perin ku ishte lidhur dhëmbi, dhe dhëmbi ra në tokë. Quinn nuk ndjeu asgjë, por në video shfaqet mjaft i lumtur që çdo gjë kaloi mirë. /b.l/noa.al/