Transmetuar më 22-05-2017, 12:53

Janë çifti më i dashur i politikanëve në Shqipëri dhe jo më kot kanë nga prapa edhe shumë ndjekës që janë në moshë të re. Iliri dhe Monika janë shumë sportivë dhe popullorë, gjë që e bën edhe më të lehtë pëlqimin e tyre te njerëzit.

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me bashkëshortin e saj, presidentin e zgjedhur të Republikës kanë qenë të ftuar në një dasmë.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shfaqet mjaft i lumtur teksa kërcen me nusen, por duket se bashkëshortja është bërë paksa "xheloze". Përmes një statusi në Facebook, Monika shkruan se ndjehet "xheloze" për kërcimin e Metës.

“Thonë që dasmat në ditë me shi jane me bereqet. Këtij çifti të ri, bashkë me Ilir Metën, i uroj edhe unë të trashëgohet. Afrimit nga Zall Bastari dhe nuses së tij i uroj të jenë përherë të lumtur bashkë. Por meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak "xheloze" për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale”, shkruan Monika. /b.l/noa.al/