Transmetuar më 22-05-2017, 12:39

Ajo është kthyer në një mani që po magjeps gjithë të rinjtë. Loja “Spiner Nervoz” është konsideruar nga ekspertët si një mënyrë për të menaxhuar ankthin që nxënësit e shkollave dhe të rinjtë përjetojnë.

Lodra që rrotullohet në duart e fëmijëve është loja më në modë në SHBA, Britani të Madhe, por edhe në Shqipëri ka filluar të ketë përdorim të gjerë.

“Spineri nervoz” është një pajisje e vogël që përshtatet në dorën tuaj. Zakonisht është i përbërë nga dy pjesë; pjesa qendrore që rrotullohet nga gishti dhe pjesa tjetër që merr shpejtësinë.

Kjo u krijua fillimisht vetëm si një lojë, por më vonë u vërtetua se është një anti-stres, një trajtim për AHDH (crregullim i vëmendjes), si dhe një mënyrë se si të rinjtë të largojnë varësinë nga celularët.

Kjo lojë ka hyrë edhe në Shqipëri, ku shumë të rinj e përdorin për të kaluar kohën apo për tu qetësuar.

Prandaj, askush nuk duhet të frikësohet nga ky trend, sepse nuk krijon varësi, është një lojë e thjeshtë fëmijësh që ka disa elementë pozitive në mendjen e njeriut. /b.l/’noa.al/