Transmetuar më 22-05-2017, 12:18

Merr flakë një makinë pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit dhe në afërsi të ambulancës qendrore.

Mesditën e sotme, pak para orës 12.00 makina që shikoni në fotot që sjell Noa.al u përfshi nga flakët në rrethana të paqarta.

Në vendin e ngjarjes shkruan shërbimet zjarrfikëse për të shuar zjarrin, në mënyrë që të mos rrezikonin mjetet e tjera të cilat ndodheshin të parkuara në afërsi.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për ndonjë ngjarje aksidentale. /a.y/noa.al