Transmetuar më 22-05-2017, 11:45

Çaktivizohet eksplozivi i vendosur paraditen e sotme në një lokal në Elbasan, në pjesën hyrëse të tij, në zonën e shkallëve të bodrumit.

Ekspertët xhenierë bën çaktivizimin e eksplozivit të llojit C4, rreth 150 gramë, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

Noa.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes nga lokalin “Havana” në lagjen “Emin Matraxiu”, në pronësi të Nik Brakës.

Në fotografi shihni momentet teksa punohej për çaktivizimin e eksplozivit, i cili shkaktoi jo pak panik në zonë. Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje pas gjetjes së pakos me lëndës plasëse.

Policia bëri evakuimin e personave dhe të mjeteve si dhe vendosën perimetrin e sigurisë, duke rrethuar zonën.

Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e vendosjes së eksplozivit. /a.y/noa.al