Transmetuar më 22-05-2017, 10:41

Pas propozimit të gjashtë ministrave teknikë dhe zv.Kryeministrit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh në mesditë grupin parlamentar.

Në mbledhjen e thirrur në 12.00 pritet të diskutohet lidhur me votimin e ministrave teknikë, por edhe për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pas marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, Ledina Mandia u propozua si zv.Kryeministre, Dritan Demiraj si ministër i Brendshëm, Helda Vukaj si ministre e Financave, Gazmend Bardhi si ministër i Drejtësisë, Mirela Karabino, si ministre e Arsimit, Arben Beqiraj si ministër i Shëndetësisë dhe Xhulieta Kërtusha si ministre e Mirëqenies Sociale. /a.y/noa.al