Transmetuar më 22-05-2017, 10:28

Gjendet një pako e dyshuar me eksploziv në një lokal në Elbasan, ku lënda plasëse është konstatuar ende pa shpërthyer.

Paraditen e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”, në shkallet e një lokali në pronësi të shtetasit Nik Braka është konstatuar një pako me lëndë plasëse e dyshuar si eksploziv plastik C4.

Efektivët e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë evakuimin e personave dhe të mjeteve si dhe vendosën perimetrin e sigurisë.

NOA.al ju sjell fotot nga vendngjarja që gjeni në galerinë e këtij lajmi.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat anti-eksploziv të Tiranës të cilat bënë çaktivizimin e eksplozivit. /a.y/noa.al