Transmetuar më 22-05-2017, 10:19

Të gjithë e mbajnë mend Erisa Xhixhon si vajzën adoleshente që drejtonte Lëvizjen Rinore për Integrim, e cila vit pas viti u konsolidua shumë mirë në politikë.

Por ndërsa vitet kanë kaluar, Erisa nuk është vetëm politikane dhe aktualisht zv.ministre e Integrimit, por edhe nënë e një djali.

Ditën e djeshme e diel, i vogli i saj Henri, mbushi 1 vjeç dhe mami Erisa u përfshi nga emocione të shumta.

Për herë të parë ajo publikoi një fotografi me të birin, duke bërë një urim që vetëm një nënë di ta bëjë, duke thënë se lidhja e djalit e bëri familjen e saj më të lumtur dhe plot buzëqeshje.

Urimi i Erisës në Facebook

“Para 1 viti erdhi në jetë një engjëll me emrin Henri që mami Erisa dhe babi Enea i urojnë gëzuar ditëlindjen. Kjo dhuratë e Zotit, dashuria Henri e bëri familjen tonë të lumtur plot buzëqeshje. Këto 12 muaj ishin emocion çdo ditë, sfidë me të panjohurën e mrekullueshme ku pavarësisht lodhjes së netëve pa gjumë, plot të qara ku ne çdo ditë njiheshim më shumë me njeri tjetrin, përsëri si çdo nënë falenderoja Zotin që më bëri të përjetoja këtë ndjenjë magjike e cila të jep forcë dhe të mbush shpirtin. Gëzuar drita ime ditëlindjen edhe 100 vite të lumtura plot shëndet dhe dashuri. Të duam shumë mami Erisa dhe babi Enea”. /a.y/noa.al