Transmetuar më 22-05-2017, 09:54

Zbulohet në Vlorë një skaf italian i cili dyshohet se do përdorej për trafik droge. Policia Kufitare e Vlorës, gjatë pasdites së djeshme teksa po bënte kontroll ujor dhe tokësor, përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, ka konstatuar një skaf me flamur italian pa persona në bord pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 metër dhe me një motor “Mercruiser 502”, me fuqi 500 kuaj fuqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nuk është konstatuar ndonjë send apo material i kundraligjshëm.

Aktualisht vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që dyshohet se mjeti lundrues ishte sjellë në brigjet shqiptare, për të trafikuar lëndë narkotike. /a.y/noa.al