Transmetuar më 22-05-2017, 09:29

Një studente i preu organin gjenital një burri 54 vjeç, i cili po tentonte ta përdhunonte.

Vajza 23- vjeçare ra pre e abuzimit në shtëpinë e saj në Kerala, të Indisë, gjatë së premtes që lamë pas.

E reja e cila është studente për Drejtësi, u sulmua nga burri i cili i ishte prezantuar familjes, si një guru (udhëheqës fetar) dhe e frekuentonte prej vitesh shtëpinë e tyre.

“Përdora një thikë për t’u mbrojtur dhe i preva penisin”, tha e reja, shkruan noa.al.

I dyshuari Hari Swami, u shtrua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Vajza e re, tha në polici, se rasti i të premtes ishte i fundit i një sërë tentativash abuzimesh ndaj saj. Ajo shtoi se Swami kishte fituar besimin e familjes së vajzës dhe prindërit e saj nuk dyshonin aspak tek ai, pavarësisht ankesave të vajzës. /a.y/noa.al