Transmetuar më 22-05-2017, 08:30

The Guardian ka zbuluar disa rregulla sekrete të rrjetit social Facebook. Pas një investigimi të gjatë, e përditshmja britanike mundi të shtjerë në dorë disa manuale që shpjegojnë se si modelohen tema lidhur me dhunën, racizmin, terrorizmin, urrejtjen dhe materialet rreth seksit.

Bazuar në artikullin e gjatë, thuhet se “Facebook nuk është në gjendje të kontrollojë përmbajtjet, për shkak të zgjerimit të shpejtë dhe të madh”.

Moderatorët kanë më pak se 10 sekonda për të vendosur nëse një fotografi duhet censuruar ose jo. /a.y/noa.al