Transmetuar më 22-05-2017, 08:22

Në pak ditë u bë hit një video e filmuar me smartphone, në molin e Richmond, në Kanada, këtë të enjte. Një luan deti afrohet në breg dhe befas tërheq për fustani një vajzë, e cila ishte ulur në bordurë, duke e marrë me vete në ujë.

Kafsha u tërhoq nga turistët të cilët po i hidhnin ushqim në det. Njëri nga turistët, u zhyt direkt pas ngjarjes në det, për të shpëtuar vajzën.

Fatmirësisht nga gjithë kjo ngjarje nuk pati asnjë të lënduar. /a.y/noa.al