Transmetuar më 22-05-2017, 08:14

Ditën e sotme Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku do të votohen gjashtë ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike, pas marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Votimit në Kuvend do i nënshtrohen të propozuarit, Ledina Mandia si zv.Kryeministre, Dritan Demiraj si ministër i Brendshëm, Helda Vukaj si ministre e Financave, Gazmend Bardhi si ministër i Drejtësisë, Mirela Karabino, si ministre e Arsimit, Arben Beqiraj si ministër i Shëndetësisë dhe Xhulieta Kërtusha si ministre e Mirëqenies Sociale.

Në seancën e orës 18.00, do të miratojë edhe një paketë ligjore në shërbim të reformës zgjedhore si dhe anëtarët e pakicës parlamentare për komisionet “ad hoc” të Vettingut. /a.y/noa.al

Marrëveshja Rama-Basha, kush është zv.Kryeministrja dhe 6 ministrat e propozuar nga PD

PD zbulon emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike pas takimit Rama-Basha